Saturday, 16. May 2026
Sport

Leicesteri, destinacioni i Brojës

GS 30/08/2024 1 Min. Lesezeit

Armando Broja mund të bëjë një lëvizje befasuese në orët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Pasi i dështoi kalimi te Ipswich Town, Broja ka gjasa reale t’i bashkohet Leicester Cityt, skuadër kjo e rikthyer këtë sezon në Premier League.

Bëhet e ditur se Leicesteri tashmë ka nisur negociatat me Chelsean për huazimin e Brojës me detyrim të blerjes së tij pas një viti.

Kjo lëvizje ka gjasa të mëdha të realizohet duke pasur parasysh se trajneri aktual i Chelseat, Enzo Maresca u largua nga Leicesteri për të marrë drejtimin e ekipit nga Londra.

Broja nuk bën pjesë në planet e Marsecas dhe për këtë arsye do të largohet nga Chelsea, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.

Në rast se i bashkohet Leicesterit, atëherë ky do të jetë huazimi i katërt i Brojës, i cili ka qenë i huazuar edhe tek Fulhami, Southamptoni e Vitesse.

Teilen: