Saturday, 16. May 2026
Sport

Egnatia zyrtarizon blerjen e Serxho Ujkës

GS 30/08/2024 1 Min. Lesezeit

Egnatia përforcon skuadrën në këto ditë të fundit të merkatos. Kampionët në fuqi të vendit kanë zyrtarizuar blerjen e mesfushorit Serxho Ujka. Lojtari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me rrogozhinasit.

“Klub Futboll Egnatia njofton se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka firmosur një luftëtar i ri. Serxho Ujka ka firmosur për 3 sezone me klubin tonë.

Ishte presidenti Agim Demrozi që plotësoi deri në fund të gjitha detajet e kësaj marrëveshje me KF Laçin. Mirë se vjen Serxho Ujka!”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.

Teilen: