• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Agim Ademi: Ky është një moment sa i veçantë 

30/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për sfidën e parë me Rumaninë e cila do të luhet me 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, shpreh optimizmin para sfidave të madhe në Ligën C të Kombeve.

“Emocionet e fillimit të edicionit të ri të Ligës së Kombeve tashmë kanë kapluar secilin prej nesh dhe  çdo tifozë dardanë.  

Përzgjedhësi Franco Foda ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Qipros, derisa të gjithë po e presim me padurim e entuziazëm ndeshjen e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ky është një moment sa i veçantë, po aq i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të madh që kemi para vetës, me shpresë e besim për sukses.

Në mesin e të ftuarve janë edhe talentet e rinj, që do t’i bashkohen yjeve tona, të cilët po kalojnë formën shumë të mirë dhe janë të gatshëm të na bëjnë krenarë në këto sfida.

Në të gjitha aspektet jemi bërë gati për një rrugëtim të mbarë dhe të suksesshëm. Fusha e re është gati dhe për çdo detaj jemi kujdesur në përpikëri që futbollistët tanë të kenë një ambient të shkëlqyeshëm.

Presim që në ndeshjen e parë tifozët Dardanët të jenë masivisht në stadium dhe më të zëshëm se kurrë më parë për atdheun, për Kosovën.

Atmosfera e zjarrtë dhe e fuqishme në stadium është një burim motivimi për ekipin tonë.

Le të tregojmë se sa krenarë jemi për Kombëtaren tonë dhe se do të qëndrojmë gjithmonë përkrah saj në çdo hap të këtij rrugëtimi”, ka shkruar Ademi.

Next Post

Taulant Seferi transferohet në Superligën turke

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.