Chelsea dhe Al Nassr janë pranë marrëveshjes me të cilën sulmuesi 19-vjeçari Angelo Gabriel do të largohet nga klubi londinez dhe do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
I riu brazilian u ble nga Chelsea për 15 milionë euro nga Santos vitin e kaluar, por ende nuk e ka veshur fanellën e klubit në ndeshjet zyrtare.
Pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë minutë për Chelsea, klubi londinez do të fitojë para nga shitja e tij.
Sipas mediave angleze, Al Nassr do ta sjellë atë në një transfertë prej 23 milionë eurosh. Angelo luajti si huazim në Strasburg sezonin e kaluar dhe në 25 ndeshje nuk arriti të shënonte gol.
Për Santos, ku bëri debutimin e tij si 15-vjeçar, ai luajti 129 ndeshje me një performancë prej pesë golash dhe 10 asistime. Ai ka kontratë me Chelsean deri në fund të sezonit 2028/29.