Sunday, 15. March 2026
Sport

Mitaj zyrtarizohet te Al-Ittihadi

GS 03/09/2024 1 Min. Lesezeit

Përkundër ofertave nga Italia, Franca e Turqia, mbrojtësi i krahut të majtë, Mario Mitaj vendosi që karrierën ta vazhdoj në Lindjen e Mesme.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, të martën është zyrtarizuar te skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ittihad, pjesë e së cilës janë edhe yjet si Karim Benzema, Fabinho e N’Golo Kante.

Mitaj i është bashkuar ekipit saudit në formë huazimi nga Lokomotiva e Moskës, skuadër më të cilën ka kontratë deri në vitin 2027.

Për huazimin e tij njëvjeçar, Al-Ittihad ka paguar 1.2 milionë euro kurse vitin tjetër ka opsionin e blerjes së kartonit të Mitajt për 3.5 milionë euro tjera.

21-vjeçari prej vitit 2022 ishte pjesë e ekipit nga Moska, të cilit iu bashkua nga AEK-u i Athinës kurse me Kombëtaren e Shqipërisë ka regjistruar 16 paraqitje prejse debutoi në vitin 2021.

Mitaj pas paraqitjeve të mira në “Euro 2024” me Shqipërinë, kishte tërhequr interesimin e skuadrave të njohura nga Evropa si Juventus e Galatasaray.

 

 

Teilen: