Mario Kempes, legjenda e futbollit argjentinas, i cili në të kaluarën e tij ka drejtuar dhe skuadrën e Lushnjës në kampionatin shqiptar, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport flet ndër të tjera, flet edhe për Lautaro Martinez, kapitenin e Interit.
“Lautaro tha se ndihet në nivelin e Mbappé dhe Haaland? Sigurisht, ai ka të drejtë. Nuk ka shumë “9” të tillë, ai është në tryezën e më të mirëve. Dhe është mirë që ai zgjodhi të lidhet me ekipin e tij, ju mund të shihni se Milano është shtëpi për të”.
“Të ndihesh i lumtur në një vend bën të gjithë ndryshimin në botë: ti nuk vendos se për cilin ekip të luash vetëm për paratë, është gjithmonë zemra ajo që komandon në një farë mënyre”.
“Pastaj kur të mbushë 30 vjeç dhe të ketë fituar tituj të tjerë si kapiten, ndoshta Lautaro do të jetë në gjendje të fitojë përvojë diku tjetër. Por pse të ndryshojë tani?”.