Tuesday, 11. August 2026
Sport

Kryesia e Shkëndijës së Haraçinës vizitoi në spital futbollistin

GS 03/09/2024 1 Min. Lesezeit

Kryesia e Shkëndijës së Haraçinës në përbërje: Isuf Bajrami, Sedat Iljazi, Daut Beqiri dhe Shkëlqim Ajdari sot kanë vizituar futbollistin Jasir Beqiri.

Ai operoi me sukes ligamentet e këmbës së djathtë, pasi lëndimit të pësuar në duelin me Ilindenin, në kampionatin e kaluar, shkruan Open-TV.

Ata i kanë uruar shërim të shpejtë dhe rikthim në fushën e blertë. Beqiri sezonin e shkuar ishte golashënues më i mirë i skuadrës nga Haraçina.

Për fat të tij, Beqiri sot feston edhe ditëlindjen e 26-të, ndërsa kryesia e klubit i ka bërë dhuratë një tortë.

Teilen: