Rebecca Cheptegei, vrapuesja e maratonës në Uganda, nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra pasi u sulmua nga u dashuri i saj.
Vrapuesja e cila përfundoi e 44 në maratonë në Lojërat Olimpike të Parisit, pësoi 80 % djegie të trupit pasi i dashuri i saj i vuri flakën me benzinë.
Cheptegei ishte në gjendje të rëndë në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në Kenia.
Sipas gazetarëve vendas, sulmi ka ndodhur pas një sherri që 33-vjeçarja ka pasur me partnerin e saj.
/abcnews.al/