Sunday, 17. May 2026
Sport

Lajm i mirë për Shqipërinë, Ukraina humbet sulmuesin kryesor

GS 05/09/2024 1 Min. Lesezeit

 

Sulmuesi kryesor i Ukrainës, Artem Dovbik është dëmtuar dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

artem-dovbyk-ukraine-2023-2024-1037175814h-1718198067-139344

Shkaqet ende nuk janë përcaktuar, ndërsa Roma ka kontaktuar menjëherë lojtarin për të vlerësuar shkallën e dëmtimit. Lojtari do të kthehet në Itali për të vazhduar rikuperimin në Trigoria.

Daniele De Rosi dhe klubi do të presin me gishta të kryqëzuar pasi alternativa e vetme e Romës në mungesë të tij është Eldor Shomurodov.

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: