Futbollisti kosovar, Fanol Përdeaj është deklaruar para ndeshjes së ‘Dardanëve’ ndaj Rumanisë.
Përdedaj bëri debutimin e tij për Kombëtaren A në një ndeshje miqësore të marsit 2014 kundër Haitit dhe ka mbrojtur ngjyrat e Kosovës në disa ndeshje.
Në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, ai ishte optimist se Kosova mund ta fitojë ndeshjen e sotme, pavarësisht që rumunët janë favoritë në grup.
“Besoj se Kosova e ka kualitetin për të triumfuar ndaj Rumanisë, pavarësisht se rumunët janë favoritë në grup. Mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin defanziv dhe t’i shfrytëzojmë rastet për të arritur sukses në Ligën e Kombeve“, tha fillimisht Përdedaj.
Tutje, ai pati një përshëndetje të veçantë për bashkëlojtarët dhe gjithashtu një mesazh motivues.
“Përshëndetje për lojtarët dhe stafin, me kualitetin që e keni mund të kualifikoheni në Kampionat Botëror. Shumë, shumë suksese! Forca Kosova!”, përfundoi Përdedaj.
/GazetaBlic Sport/