Në dokumentarin “Fragile” (I brishtë), Nikolo Faxholi, mesfushori i lindur në vitin 2001 për Juventusin dhe kombëtaren italiane, flet për luftën kundër varësisë ndaj lojërave të fatit, që i kushtoi skualifikimin për pothuajse të gjithë sezonin e kaluar.
“Në fillim nuk luaja për para, nuk më duheshin para. Luaja për adrenalinën që më jepte, ky ishte problemi kryesor. Kaloja edhe 12/13 orë në telefon dhe koha kalonte sikur të ishin 2 ose 3 orë.
Basti më i lartë që kam vënë ka qenë 10 mijë euro. Nuk ishte aq shumë episodi, por frekuenca. Më kanë shkruar edhe: ‘Do të të thyejmë këmbët para se të shkosh në Sevilje, nuk do ta luash atë ndeshje atje’”.
PANORAMASPORT.AL