• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tani quajeni “CR900”, sulmuesi portugez është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

06/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Minuta e 34’-t, harkim nga e majta, topi shkon te Ronaldo që shënon. Një skenë që përsëritet tashmë prej gati 22 vitesh, saktësisht për herë të 900.

Por “ylli” portugez nuk është merzitur me këtë rutinë, përkundrazi, emocionohet si në realizimin e tij të partë, madje këtë herë më shumë, duke e ditur rëndësinë e golit, që vendos një tjetër rekord në karrierën e tij spektakolare.

Sulmuesi ndihmoi Portugalinë në fitoren 2-1 kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve, por edhe një herë, si gjithmonë, të gjithë vëmendjen e mori ai.

Kështu ka ndodhur që në 7 tetor të vitit 2002, kur Ronaldo shënoi golin e parë si profesionist me “gjigantët” e Sporting Lisbon.

Që nga ajo ditë nuk u ndal më. Në atë sezon shënoi gjithsej 5 gola me skuadrën portugeze, ndërsa për të arritur 900 realizimet duheshin 145 rrjetat me Manchester United, 450 me Real Madrid, 101 me Juventus, 68 me Al-Nassr dhe 131 me Kombëtaren e Portugalisë, me të cilën numëron 214 sfida, një tjetër rekord ky mbreslënës.

Por Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Duke njohur karakterin e tij, me shumë mundësi ai do të vendosë “gurin e mijtë” ndoshta edhe për t’i dhënë fund diskutimeve, nëse është ai apo jo shënuesi më i mirë në historinë e futbollit.

Në atë modern nuk ka diskutime, pasi të gjitha realizimet e portugezit janë të faktuara.

Ndryshe nga ata të emrave të tjerë të mëdhenj të historisë, si Bican, Puskas apo Pele. FIFA, UEFA por edhe agjensitë e tjera të specializuara të statistikave hedhin poshtë pretendimet e ish-futbollistëve, por edhe ish-klubeve të tyre.

Përshembull, Pele, ndoshta më i madhi i të gjitha kohërave pretendonte se kishte realizuar 1283 gola, por zyrtarisht atij i atribuhoen 762 të tillë dhe mban vetëm vendin e tretë në renditje, pas Lionel Messi me 838 gola.

Këto diskutime do të vazhdojnë si gjithmonë, por zyrtarisht Cristiano Ronaldo është shënuesi më mirë në të gjithë kohërave me 900 gola, të gjithë të faktuar. /i.m /abcnews.al

Next Post

I kënaqur me një barazim? Ndeshja ndaj Ukrainës, Sylvinho: Luftojmë për 3 pikë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.