Sunday, 17. May 2026
Sport

Dy debutues te Kosova, startojnë Rexhbeçaj e Asllani kundër Rumanisë

GS 06/09/2024 1 Min. Lesezeit

Kosova ka publikuar përbërjen e parë për duelin me Rumaninë, në kuadër të Grupit J, në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi i Dardanëve Franco Foda, në 11-en e parë ka inkuadruar dy të rinjtë mesfushorin Elvis Rexhbeçaj dhe sulmuesin Fisnik Asllani.

Foda do të luajë me sistemin 4-4-2 ndaj rumunëve në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, derisa u ka besuar kryesisht lojtarëve që i angazhoj edhe në miqësore.


Në portë është Arijanet Muriq, derisa në mbrojtje janë Rrahmani, Aliti, Vojvoda dhe Paçarada.

Në mesfushë janë edhe Valon Berisha, Rashica e Zhegrova, ndërsa në sulm bashkë me Asllanin është Vedat Muriqi.

Ndeshja Kosovë – Rumani, nis nga ora 20:45.

Teilen: