Në ditën e parë të Ligës së Kombeve të UEFA-s, një sukses vjen për Anglinë, e cila fiton 2-0 kundër Irlandës në Grupin 2 të Ligës B. Kursi i ri i Lee Carsley nis me këmbën e mbarë dhe ndeshja vendoset nga dy ish-lojtarë të Irlandës, Declan Rice dhe Jack Grealish.
Mesfushori i Arsenalit zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, më pas anësori i Manchester City dyfishoi epërsinë në minutën e 26-të pas një asistimi të Rice.
Anglia triumfon dhe ngjitet në 3 pikë në Grupin 2, ku bëjnë pjesë dhe Irlanda, Finlanda dhe Greqia.