Alesandro Bastoni ka qenë një nga lojtarët më të mirë në dy ndeshjet që ka zhvilluar kombëtarja e Italisë në Ligën e Kombeve. Ai ka folur për mediat italiane pas triumfit me Izraelin. “Ishim të zotët që të gjenim motivimin e duhur.
Fitorja kundër Francës na dha vetëbesimin që na mungonte. Kemi bërë një hap të rëndësishëm në nivelin psikologjik. Duhet të vazhdojmë kështu”, tha fillimisht Bastoni. SPALETI- “Sa më shumë kalon koha aq më shumë na njeh. Ndoshta kjo është ajo që na mungonte në muajt e mëparshëm. Nuk kemi pasur shumë kohë në dispozicion. Shpresoj që të vazhdojmë kështu edhe gjatë vitit dhe të bëjmë ndeshje pozitive”.
NATIONS LEAGUE- “E dimë sa e rëndësishme është për shkak të renditjeve për shortet. Ne do të bëjmë gjithçka për të nderuar këtë kompeticion. Dy aventurat e fundit për Botërorin nuk kanë shkuar mirë dhe jemi të motivuar për të ndryshuar historinë”.
LIDER- “Unë kam qenë në kombëtare duke punuar me dy mbrojtës si Kielini dhe Bonuçi. Jam i lumtur që të marr vendin e atyre të dy dhe t’u transmetoj lojtarëve më të rinj atë që ata më kanë transmetuar mua. Ndihem i vlerësuar dhe do të bëj gjithçka në fushën e lojës”.
EUROPIANI- “Ishte një dush i ftohtë për Italinë. Kemi gabuar qasjen dhe mënyrën e lojës gjatë ndeshjeve. Sigurisht që marrim përgjegjësitë për atë që ka ndodhur. Duam që ta lëmë pas krahëve këtë moment shumë negativ, të ndryshojmë faqe dhe të ringrihemi”.
PANORAMASPORT.AL