• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘I futi duart’ maskotës së ekipit rival, dënohet me burg ish-kapiteni i Celta Vigo

13/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori e vitit 2019 ka arritur një dënim: ish-lojtari i Celta Vigo do të duhet të kryejë 20 muaj burg dhe të paguajë dëmshpërblim prej rreth një mijë eurosh.

20 muaj pas hekurave do të duhet të qëndrojë ish-kapiteni i Celta Vigos, Hugo Mallo, i cili është dënuar me burg për një histori të ndodhur në vitin 2019, ku u akuzua se ngacmoi seksualisht maskotën e ekipit rival.

Pas pesë vitesh e gjysmë, drejtësia spanjolle ka vendosur që të dënojë mbrojtësin e krahut që aktualisht aktivizohet në Greqi me Arisin e Selanikut.

Pas ndeshjes kundër Espanyol të luajtur në prill të 2019, Mullo përqafoi një nga dy maskotat e ekipit rival para dhe gjatë prezantimit të skuadrave në fushë.

Sipas dënimit për Mullo, futbollisti do të duhet që përveç burgut të paguaj edhe rreth 1 mijë euro dëmshpërblim për viktimën, për shkak se e ka prekur atë ‘me qëllim për të kënaqur shpirtin e tij epshor dhe për të përçmuar integritetin seksual të vajzës, duke i kapur gjoksin pa pëlqimin e saj’.

Për të dënuar Mallo, vendimtare u bë një video e momentit kur ai ngacmon maskotën, që hodhi poshtë edhe versionin e tij fillestar mbi incidentin.

Carme Coma, vajza që punonte si maskotë e Espanyol, komentoi vendimin duke thënë se më fund ndihet e çliruar.

‘Kam pesë vjet që mbaj presionin, turpin dhe frikën brenda meje. Tani ndihem e çliruar, ndihem e kënaqur. E vërteta doli në dritë dhe nuk u la pa u ndëshkuar’, tha Coma.

Next Post

E ardhmja e Ramos në “udhëkryq”, “ylli” spanjoll mes Amerikës, Brazilit e Turqisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.