• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani reagon ndaj Plisave

14/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani ka mposhtur Prishtinën në derbin e javës me rezultat minimal 1:0.

Megjithatë klub suharekas sapo ka lëshuar një komunikatë ku nuk kanë mbetur të kënaqur nga sjelljet e tifo grupit prishtinas.

Kampioni në fuqi i Kosovës i ka bërë të qartë të gjitha klubeve, se duhet të njoftojnë me kohë kërkesën për tifozët e tyre, në të kundërtën atyre do t’iu ndalohet hyrja në stadiumin e qytetit në Suharekë.

“FC Ballkani është munduar në vazhdimësi që t’i respektojë të gjitha tifozëritë mysafire, të cilët kanë ardhur për t’i ndjekur skuadrat e tyre në Suharekë.

U kemi bërë vend edhe kur nuk e kanë njoftuar ardhjen, gjë që e kërkon rregullorja.

Por duke pasë parasysh që në disa raste (përfshi edhe ditën e sotme), një pjesë e tifozëve nuk janë sjellur konform frymës sportive, atëherë ftojmë të gjitha klubet që të reflektojnë, duke respektuar afatet e dërgimit të kërkesës për ardhjen e tifozëve mysafirë.

Në çdo rast tjetër nëse do të ketë ardhje të tyre në Suharekë, nuk do të lejohen të hyjnë në stadiumin tonë të qytetit!

Sporti është urë që bashkon njerëzit, por ka rregullat e veta që domosdorshmërisht duhet respektuar.

Veprimet anti-sportive nuk i duhen dhe nuk i shërbejnë askujt!”, reagon Ballkani.

Next Post

Milan gjen pak qetësi, fiton me “poker” përballë Venecias

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.