Nuk mund të kishte një debutim më të mirë për Juventusin, i cili festoi rikthimin në Ligën e Kampionëve duke mposhtur 3-1 PSV-në, e cila ishte e pamposhtur në Eredivisie.
Yildiz bëri mrekullinë duke zhbllokuar sfidën, shënoi debutimin e tij në Champions League me një gol, duke u bërë golashënuesi më i ri i Juventusit në turne dhe mposhti Del Piero-n. Më pas, golat nga McKennie (27′) dhe Nico Gonzalez (52′) e bënë gjithçka akoma më të besueshme, për një debutim përrallor të bardhezinjve nën drejtimin e trajnerit Motta.
Në finale Saibari (93′) thyen për herë të parë dhe të vetme mbrojtjen e Juventusit.