Skuadra e Romës ka marrë sot vendimin për të shkarkuar Daniele De Rosin nga drejtimi i skuadrës pas një starti të dobët të sezonit në Serinë A. Një vendim i cili është menduar që më përpara dhe sot në mëngjes u zyrtarizua nga klubi.
Por verdhekuqtë kishin nisur menjëherë lëvizjen për të gjetur një pasardhës për De Rosin. Emri i parë që është kontaktuar ishte Stefano Pioli. Klubi kryeqytetas ka kontaktuar me përfaqësuesit e trajnerit të larguar nga Milani, për t’i ofruar atij mundësinë të drejtonte ekipin në këtë sezon. Megjithatë, Pioli i ka bërë të qartë se do të respektonte akordin që kishte arritur me Al Nasr dhe pikërisht sot do të fluturonte drejt Arabisë Saudite për të firmosur me klubin pjesë e të cilit është Kristiano Ronaldo.
Kështu, në kryeqytet kanë filluar të ndjekin pista të tjera dhe ajo që raportohet si më e mundshme është e trajnerit Ivan Juriç. Kroati është pa pankinë që pas largimit nga Torino në fundin e edicionit të kaluar dhe palët kanë nisur bisedimet për një bashkëpunim të mundshëm.
PANORAMASPORT.AL