Legjenda e futbollit italian, Salvatore ‘Totò’ Schillaci ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë. Schillaci ishte diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë në vitin 2022, duke zbuluar sëmundjen e tij një vit më vonë në janar 2023. Ai ishte shtruar në spital më 7 shtator dhe thuhet se ishte në një gjendje të qëndrueshme.
Schillaci ishte më i njohur për komunitetin ndërkombëtar për rolin e tij kryesor në Kupën e Botës 1990, ku ai përfundoi si golashënuesi më i mirë i turneut, përcjellë KosovaPress.
Duke luajtur së bashku me Roberto Baggio dhe më vonë Gianluca Vialli, Schillaci gjeti rrjetën dy herë në fazën e grupeve kundër Austrisë dhe Çekosllovakisë, përpara se të vazhdonte të shënonte në raundin e 16-të, çerekfinale, gjysmëfinale dhe play-off për vendin e tretë kundër Anglisë.
Përveç Këpucës së Artë, ai mori edhe Topin e Artë, duke konfirmuar vendin e tij si lojtari më i mirë te Italia në vitet e 90-ta.
Schillachi gjithashtu pati një karrierë fantastike në nivel klubi, duke shënuar 61 gola nga 219 paraqitje në ligë për Messina gjatë një periudhe shtatëvjeçare, përpara se të shkonte te Juventusi dhe më vonë te Interi .
Ai la pas gruan e tij Barbara dhe tre fëmijë Jessica, Mattia dhe Nicole.