Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça e ka kaluar pengesën e parë në Ligën e Kampionëve.
Të mërkurën në Belek të Turqisë, skuadra mitrovicase mposhti kampionin qipriot, Keravnos, me rezultat 82:79.
Tani “xehetarët” luajnë ndaj skuadrës çeke Nymburk të premten, që vlerësohet favorite e madhe e turneut të dytë kualifikues.
Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) ose Kalev/Cramo (Estoni).
Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri.