Tuesday, 24. March 2026
Sport

Mbappe kap 10-shen e goleadorëve në Champions

GS 18/09/2024 1 Min. Lesezeit

Edhe pse në La Liga iu desh pak kohë që të futej në ritëm, duket se debutimet janë të preferuara për Kylian Mbappenë.

Francezi ngriti siparin e golave në Champions-in e Realit të Madridit, që e futi mes 10 golashënuesve më të mirë të historisë së këtij kompeticioni dhe e bëri me energjinë që atij e karakterizon.

Stadiumi për pak sa nuk u shemb nga festa. Me këtë gol ai shkoi në kuotën e 49 të tillëve në kompeticionin më të rëndësishëm Europian.

Por ky është gol special dhe i pari me fanellën madrilene. Francezi ka shënuar 5 gola në 7 ndeshje me Realin e Madridit në të gjitha kompeticionet, Superkupë, La Liga dhe Champions.

Edhe pse zhbllokimi në La Liga vonoi disi, duket se në momentet e mëdha e bën në mënyrë natyrale. Goli erdhi në momentin që nisi pjesa e dytë. Magjia e “Bernabeut” dhe mbrëmjet fantastike europiane do të karikojnë sulmuesin francez. Tani ai do të kërkojë trofeun e munguar.

Teilen: