Thursday, 26. March 2026
Sport

FIBA nuk lejon përballje Kosovë – Serbi, ndryshohet Grupi i Kosovës në eSports

GS 20/09/2024 1 Min. Lesezeit

Kosova e Serbia megjithatë nuk do të jenë në të njëjtin grup në “eSports Basketball eFIBA”.

Sot FIBA ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës që grupi ynë për fazën e para-kualifikueseve të Kampionatit Botëror në eSports Basketboll eFIBA season 3 ka ndryshuar, për shkak që të mos jemi në grupin e njëjtë me Serbinë.

Kosova tash do të jetë pjesë e Grupit a, bashkë me ekipet kombëtare të Francës, Britanisë së madhe, Italisë, Zvicrës, Suedisë dhe Greqisë.

Ndeshjet do te luhen me datë 8 dhe 10 tetor 2024. Pesë nga këto shtatë ekipe kombëtare do të kualifikohen për fazën e dytë të kampionatit, kualifikueset regjionale.

Teilen: