Manchester United ka marr dy lajme të mira gjatë ditës së sotme,
Dy mbrojtësit, Tylor Malacia dhe Victor Lindelof janë rikthyer nga lëndimi.
Mbrojtësi i majtë, Malacia ka pasur një lëndim të rëndë i cili e ka mbajtur jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Padyshim tani krahu i majtë me të do të jetë më i sigurt për mbrojtjen e “Djajve të Kuq”.
Malacia pati 39 paraqitje në sezonin debutues në Angli, pas lëvizjes së tij nga Feyenoord në vitin 2022.
Edhe, Victor Lindelof ka rifilluar stërvitjet me skuadrën e Manchester United.
Kapiteni i Suedisë ka munguar pasi pësoi një problem me gishtin e këmbës.
Ai pati 28 paraqitje në të gjitha garat për Unitedit sezonin e kaluar, duke shënuar një gol ndaj Lutonit.