• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gundogan zgjedh mes Guardiolës dhe Kloppin, trajnerin që kishte ndikimin më të madh tek ai

21/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ilkay Gundogan, i cili është menaxhuar nga Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp gjatë gjithë karrierës së tij, ka treguar se cili nga dy trajnerët legjendar ka pasur një ndikim më të madh tek ai.

Gjermani iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2023 pas sezonit ku City fitoi tripletën, duke fituar trofetë e Ligës Premier, Ligës së Kampionëve dhe FA Cup.

Megjithatë, për shkak të problemeve financiare me të cilat përballen gjigantët spanjollë, mesfushori ka mundur të rikthehet falas në Etihad muajin e kaluar.

Gundogan fillimisht iu bashkua Cityt në vitin 2016 dhe është një nga yjet aktualë të Cityt që ka qenë i përfshirë në garat për titull kundër skuadrës ikonike të Klopp-it, Liverpoolit dhe skuadrës së Mikel Artetas, Arsenalit.

Në një intervistë të fundit, gjermani krahasoi përvojën se si ishte lufta me të dyja skuadrat.

“Është pak më ndryshe nga rivaliteti i Liverpoolit. Për shkak të mënyrës se si luajnë skuadrat. Arsenali është shumë më i ngjashëm me mënyrën se si luajmë ne sesa Liverpool i Kloppit”, ka thënë fillimisht Gundogan.

“Mikel e njeh shumë mirë këtë klub, lojtarët dhe menaxherin. Ai ka punuar me Pep dhe ka një ndikim të madh të Pep te Mikel”.

Pavarësisht se luajti edhe nën urdhrat e Kloppit për disa vite gjatë kohës së tij në Borussia Dortmund, Gundogan e shpërfilli ish-trajnerin e Reds kur zgjodhi se cili nga të dy kishte më shumë ndikim tek ai.

“Do të jetë gjithashtu e njëjta gjë me mua nëse jem trajner. Pep do të ketë një ndikim masiv në mënyrën se si dua të luajnë ekipet e mia”, përfundoi mesfushori.

Sidoqoftë, kjo mund të mos jetë aq tronditëse duke marrë parasysh ata që kanë ndjekur tashmë hapat e Guardiolës kur kanë bërë kalimin në menaxhim.

Të tillë si Arteta dhe Enzo Maresca janë tashmë dy shembuj të trajnerëve në Ligën Premier që kanë ardhur direkt nga stafi trajner katalunas.

Next Post

Konte ia kalon presionin Juves, e kërcënon me… Lukakun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.