Thursday, 26. March 2026
Sport

PSG fillon negociatat për rinovimin e kontratës së Achraf Hakimit

GS 24/09/2024 1 Min. Lesezeit

Drejtuesit e Paris Saint-Germainit po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje të re me reprezentuesin maroken, Achraf Hakimi.

25-vjeçari është ndër ata që parisienët e shohin si kyç për zhvillimin afatgjatë të ekipit, raporton Fabrizio Romano, transmeton GazetaBlic Sport.

Negociatat kanë nisur tashmë dhe Paris Saint-Germain dëshiron t’i finalizojë sa më shpejt.

Kontrata aktuale e Hakimit me klubin francez skadon në vitin 2026. Ai mbërriti te parisienët në verën e vitit 2021.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: