Fabio Kapelo, ka folur për derbin e fituar, 1-2 nga kuqezinjtë ekskluzivisht për “La Gazzetta dello Sport”. Në vijim edhe të gjitha deklaratat e ish-trajnerit të Milanit.
Si e vlerësoni suksesin kuqezi? Ngadhënjeu kuraja e Fonsekës. Dukej sikur e dinim si do të shkonte, por futbolli dhuron surpriza.
A ju habiti ai Milanit me dy sulmues të deklaruar? Për këtë aspekt meriton lavdërime të mëdha. Më pëlqyen shumë Abraham dhe Morata. Ata nuk janë qendërsulmues zone, por e dinë se çfarë do të thotë të lëvizësh për skuadrën, të ndihmosh, të krijosh hapësira, të bësh presion. Fitorja e Milanit filloi me shpirtin e sakrificës. Siç e shoh unë, do të konfirmoja Abrahamin dhe Moratan si titullarë edhe në të ardhmen.
Çfarë mund të thoni për momentet e ndeshjes? Le të fillojmë duke thënë se ishte një derbi i mirë, i balancuar, i “luftuar” dhe argëtues, ndonëse me disa gabime nga të dyja palët. Kuqezinjtë e nisën më mirë dhe gjetën epërsinë, por pas golit të barazimit u desh të vuanin shumë deri në pjesën e parë. Meritë e Menjasë që bëri disa pritje të mira. Prisja një reagim nga zikaltrit në pjesën e dytë, por 1-2 nuk është rastësi pasi Zomer ishte ndër më të mirët në fushë.
Cili ishte aspekti që ndryshoi rrjedhën e garës? Mungesa e cilësisë së Interit në pjesën e dytë. Dhe është tronditëse të thuash këtë, sepse forca e kampionëve italianë qëndron pikërisht në cilësinë e mesfushës, e cila është më e mira në Serinë A. Inzagi më pas vendosi ndryshoi të gjithë mesfushën, një lëvizje që nuk më bindi aspak.
E për më tepër derbin e vendosi ndoshta ai që më pak pritej… Gabia është milanist dhe një djalë serioz. Jam shumë i lumtur për të, mendoj se është një shpërblim për punën e tij. Dhe kujdes: edhe këtu duhet të themi “bravo Fonseca” që e preferoi në vend të Pavloviçit. Nuk ishte një zgjedhje e lehtë në një ndeshje aq delikate.
Çfarë ju pëlqeu te Milani në derbi? Përshpejtimet e Pulisiç dhe Reijnders, puna e dy sulmuesve dhe inteligjenca taktike e Fofanasë. Kujdes nga francezi, i cili po ngrihet në ton. Ai është gjithmonë në vendin e duhur dhe do të jetë një mesfushor i rëndësishëm në rritjen e këtij Milani.
Kush ju ka bindur më pak te Milani? Leao në pjesën e parë. Jo shumë protagonist, i ndrojtur në fazën e zotërimit dhe, si zakonisht, i përgjumur kur duhet të tërhiqet. Për fat të mirë, në pjesën e dytë ai u përfshi më shumë, pavarësisht se nuk arriti të shënonte.
Si e shpjegoni Lautaron me zero gola këtë sezon për Interin? Mendoj se nuk është ende në nivelin e tij më të mirë fizik. Ai kaloi një sezon të gjatë dhe të lodhshëm, u largua pas të tjerëve dhe nuk mendoj se është në maksimumin e formës. Por ai gjithmonë e bën punën e tij, duke shënuar ose jo.
Çfarë ndryshon për Interin dhe Milanin pas derbit? Fitorja në derbi sigurisht që do t’i japë Fonsekës më shumë qetësi, sidomos në punën e përditshme. Milani ka arritur Interin në renditje, jemi vetëm në fillim të kampionatit dhe gjithçka është ende për t’u vendosur. Megjithatë, nuk mendoj se humbja do të ketë ndonjë ndikim tek zikaltrit. Një pengesë mund të ndodhë, edhe nëse është e papritur dhe e dhimbshme.
PANORAMASPORT.AL