Për habinë e të gjithëve, Victor Osimhen u huazua nga Napoli te Galatasaray deri në fund të sezonit, edhe pasi kishte njoftuar se donte të largohej përgjithmonë nga Italia për një klub të madh evropian këtë verë.
Kjo ishte zgjidhja e minutës së fundit që gjeti klubi italian dhe, sipas shtypit italian, huazimi i nigerianit mund të anulohet nëse një ofertë e madhe arrin në merkaton e dimrit, në janar.
Megjithatë, një nga drejtuesit kryesorë të klubit turk, Ibrahim Hatipoglu, siguroi se sulmuesi 25-vjeçar do të qëndrojë në Turqi deri në qershor të vitit 2025… ose edhe më gjatë:
“Osimhen nuk do të largohet në janar, as që bëhet fjalë. Ne po planifikojmë që ai të luajë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Është e sigurt që ai do të jetë lojtari ynë deri në qershor”.