Wednesday, 20. May 2026
Sport

Sonte luhet derbi i xhiros së dytë në elitën e basketbollit

GS 25/09/2024 1 Min. Lesezeit

Trepca është nikoqire e nënkampionit, Golden Eagle Ylli në kuadër të xhiros së dytë në elitën e basketbollit.

Kjo ndeshje luhet sonte me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovica.

“Xehetarët” ende nuk e kanë luajtur asnjë ndeshje në elitë pas angazhimit në garat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Kurse, Ylli ka mposhtur në xhiron e parë Boran, skuadrën e inkuadruar në Superligë këtë edicion.

 

Teilen: