• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Plani i Inzaghit për të rikthyer Lautaro Martinez në formë

25/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Plani i Simone Inzaghit për të rikthyer në formë Lautaro Martinezin do të përfshijë edhe menaxhimin e tij duke e lënë më shpesh në stol, pasi Interi shpreson të shohë kapitenin e tyre t’i japë fund një thatësire të gjatë pa gola.

Fituesi i Kupës së Botës dhe Kupës së Amerikës me Argjentinën nuk ka shënuar ende këtë sezon, duke mbetur pa gola në të pesë ndeshjet që luajti për zikaltrit në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Lautaro ka grumbulluar një seri paraqitjesh nën nivel që po ndikojnë në fillimin e sezonit të skuadrës së tij.

Interi ishte shumë i varur nga një lojtar që ishte golashënuesi i tyre më i mirë sezonin e kaluar, me 24 gola nga 33 ndeshje në Serie A, gjë që e çoi ekipin drejt në Scudettos së 20-të.

Pasi kanë marrë vetëm tetë pikë nga pesë ndeshjet e tyre të para në Serie A, zikaltrit mendojnë se rikthimi i Lautaros në formën më të mirë është çelësi për të përmirësuar formën e ekipit dhe kjo është arsyeja pse trajneri Inzaghi po harton një plan për t’i dhënë fund thatësisë së tij.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Lautaro Martinez do të rrisë numrin e seancave të tij stërvitore dhe kohën e kaluar në qendrën stërvitore të Interit.

Ky është një plan i përbashkët me trajnerin Inzaghi dhe stafin e tij për të rritur gjendjen fizike që aktualisht e ndan atë nga pjesa tjetër e skuadrës.

I vetëdijshëm për formën e tij të dobët aktuale, Lautaro thuhet se është i hapur ndaj vendimit të Inzaghit që të mos e fillojë ndeshjen në mënyrë që të mund të menaxhojë energjinë e tij me mençuri brenda një orari të ngjeshur ndeshjesh.

Disa arsye e shtynë kapitenin e Interit të shënonte vetëm një herë që nga marsi i vitit 2024.

Pasi luajti 44 ndeshje konkurruese për kampionët sezonin e kaluar, Lautaro u nis për në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në të gjashtë ndeshjet e Argjentinës në Kupën e Amerikës gjatë verës, duke dhënë një kontribut vendimtar në fitoren e kombëtares së tij me pesë gola, një në finale kundër Kolumbisë.

Turneu përfundoi në mes të korrikut, duke i lënë sulmuesit pak kohë për të pushuar.

Lautaro madje vendosi të reduktojë kohën e pushimeve dhe të kthehet në Milan më herët se sa pritej më 6 gusht, pasi lëndimi i Mehdi Taremit në parasezonin shkaktoi shqetësimin e Interit përpara debutimit të tyre në Serie A me Genoan.

Megjithatë, një mungesë e tillë pushimi duket se po ndikon  në gjendjen e Lautaros tani, diçka për të cilën ai është plotësisht i vetëdijshëm, siç e pranoi edhe pas humbjes së fundit të Interit kundër Milanit.

“E ndjej atë përgjegjësi dhe e kuptoj që nuk po bëj atë që bëra më parë. Unë kam mbetur prapa, por gjithçka që mund të bëj është të vazhdoj të punoj për t’u bërë më i fortë”, deklaroi argjentinasi.

Next Post

Kimmich me “valixhe në duar”, “ylli” gjerman ëndërron Premier League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.