Thursday, 21. May 2026
Sport

Arbitri shqiptar nxjerr kartonin e kuq në ndeshjen e Europa League

GS 25/09/2024 1 Min. Lesezeit

Juxhin Xhaja ishte protagonist në sfidën e sotme të luajtur mes Elfsborg dhe Alkmar në Holandë, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit 3-2.

Arbitri shqiptar akordoi karton të kuq, pas një ndërhyrje jo të rregullt të Holmen në minutën e 86-të.

Lojtari i ekipit mik të Elfsborg pengoi një aksion premtues për gol.

Dhe Xhaja nuk mund të kursente ndëshkimin e rëndë, teksa asnjë nuk protestoi.

Sfida ishte mjaft spektakolare, ndërsa fati i buzëqeshi vendasve të Alkmar.

Asistentët e kryesorit Xhaja në këtë takim ishin Arbër Pema dhe Rejdi Avdo.

Në anën tjetër UEFA kishte caktuar arbitër të katërt Albert Dodën.

Teilen: