Thursday, 21. May 2026
Sport

Peshëngritje një tjetër medalje për Shqipërinë, Ertjan Kofsha shkëlqen në Spanjë

GS 26/09/2024 1 Min. Lesezeit

Një tjetër rezultat i shkëlqyer i peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare. Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha ka marrë medaljen e Bronzit në Kampionatin Botëror për të rinj që po zhvillohet në Spanjë.

Kofsha ngriti 161kg në shkëputje dhe zuri vendin e tretë, ndërsa u rendit në vendin e 5-të në shtytje.

 Në dygarësh Ertjan Kofsha ngriti në total 352kg, duke u renditur në vendin e pestë.

Teilen: