• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pjesë e rrotacionit dhe pranim i vendimeve të Inzagit, ja plani special i Interit për Lautaron

26/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse nga e thëna në të bërë është në mes… Lautaro, atëherë duhet besuar.Inter-Milan-Striker-Lautaro-Martinez-9-scaledSepse fjalët e tij, të thëna pas derbit të së dielës duket se nuk ishin thjesht një justifikim për sfidën e humbur, por edhe një parashikim për atë që do të ndodhë në të ardhmen: Kokën ulur dhe vetëm në punë. Unë i pari. Do të jem i pari që vij në stërvitje dhe të punoj në heshtje për të ndihmuar skuadrën. Do të punoj dyfish sepse jemi Interi dhe duhet të ngremë nivelin. Dhe ja ku është, plani i Interit dhe i liderit të tij. “Demi” kërkon që të rikthehet vetvetja sa më shpejt të jetë e mundur dhe për ta bërë është gati të bëjë gjithçka.

PUNË EKSTRA- Gjithçka do të nisë me punën ekstra në “Appiano”. Ky vit kështu ka nisur. Në fillim një telefonatë nga ana e Interit në mënyrë që t’i kërkonte Lautaros të rikthehej pak më shpejt nisur nga dëmtimi i Taremit, pak ditë nga debutimi në kampionat. Lautaro, kampion i freskët i Kupës së Amerikës me Argjentinën dhe me këmbën ende të nxehtë nga goli në finale kundër Kolumbisë hoqi dorë nga disa ditë pushim për t’u prezantuar nën urdhrat e Inzagit. Ishte data 6 gusht dhe Interi kishte nevojë për eksperiencën e tij. Dy muaj dhe 6 ndeshje më vonë, vetëm prezenca nuk mjafton.

Interi ka nevojë për golat e tij dhe Lautaro logjikisht mendon në të njëjtën mënyrë. E di shumë mirë që është pak vonë me formën fizike dhe kjo gjë ndikon në të gjithë grupin. E pranoi këtë gjë ndaj Milanit dhe bashkë me Inzagin dhe stafin teknik ka vendosur që të ketë një program që të rikuperohet sa më shpejt. Stërvitjet e tij do të rriten, ashtu siç do të shtohen edhe orët që do të kalojë në “Pinetina”. E gjithë puna specifike e argjentinasit që do të bëjë gjatë këtyre ditëve do të ketë misionin për të kapur ritmin e të tjerëve. Objektivi i parë është që të kapë nivelin e tij që për sfidën me Udinezen dhe të rigjejë golin. Pastaj Interi do të ketë ndeshje radhazi deri në mesin e tetorit ku do të bëhet ndalesa e radhës për kombëtaret. Lautaro ndoshta nuk do t’i luajë të gjitha ndeshjet si titullar. Ja, këtu nuk është çështje se sa, por si. Lautaro është bomberi që ka shënuar gola kudo në skudeton e vitit të kaluar dhe është i aftë të bëjë diferencën në çdo kontekst. Ai madje është i aftë të shënojë edhe 4 gola kur futet nga pankina ashtu si ndaj Salernitanës.

DISPONIBËL- Dhe këtu vjen një tjetër pikë kyçe në këtë diskutim. Sepse ringjallja e numrit 10 zikaltër kalon edhe nga disa ndeshje pushim. Kështu e ka planifikuar me trajnerin Inzagi. Ai do të duhet që të jetë pjesë e rrotacionit. Në një moment të tillë duhet që të pranojë edhe vendimet kaq të forta. Nëse do të jetë për Lautaron, sigurisht që do të dojë t’i luajë të gjitha ndeshjet, por edhe ai kërkon t’i besojë trajnerit që e sheh përditë në stërvitje dhe e di mirë formën që po kalon. Ai është një lojtar skuadre tani dhe për këtë arsye e pranoi edhe pankinën në Mançester. Inzagi do të marrë vendime të tjera të tilla në rast se këmbët e Lautaros nuk do të funksionojnë ashtu siç duhet.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Giroud shënon në finale dhe fiton trofeun e parë në Amerikë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.