Saturday, 15. August 2026
Sport

Lewandowski ka shënuar ndaj 19 skuadrave të ndryshme të La Ligas, ende në pritje goli ndaj Real Madridit

GS 26/09/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski tani ka një gol kundër 19 nga 22 skuadrave të La Ligës me të cilat është përballur.

Polaku shënoi kundër Getafes në ndeshjen e tij të katërt kundër kësaj skuadre.

Tre skuadrat e vetme ndaj të cilave ai nuk ka shënuar me skuadrën e Barcelonës në La Liga janë Las Palmas, Real Madrid dhe Almeria.

Kujtojmë se Barcelona është aktualisht në vendin e parë në La Liga me të gjitha fitore.

/GazetaBlic Sport

Teilen: