Thursday, 21. May 2026
Sport

Roma dhe Athletic Bilbaos bëjnë ‘paqe’, Ajax ‘turpëron’ ekipin e Muçit dhe Rashicës

GS 27/09/2024 1 Min. Lesezeit

Roma ka barazuar 1-1 përballë Athletic Bilbaos në kuadër të Ligës së Evropës. Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, që krijuan disa raste shënimi, por që u mungoi konkretizimi.

Me kalimin e minutave, Roma filloi ta merrte kontrollin, ndërsa pasoi edhe golin i epërsisë. Ishte minuta e 32-të e takimit kur Angelino asistoi te Artem Dovbyk që realizoi për 1-0.

Në minutën e 54-të, Matias Soule nuk ia doli të mposhte nga afërsia Julen Agirrezabalan, që bëri pritje bravuroze. Bilbao kishte më pas iniciativën, duke e arritur edhe barazimin.

Aitor Paredes ia doli që të shënonte për 1-1 në minutën e 85-të, duke ia siguruar Bilbaos një pikë nga Olympico.

 

 

Në ndeshjen e dytë, Roma do të përballet më një kundërshtar më të lehtë, siç është Elfsborg. Ndërkohë, Ajax ka shënuar plot katë gola ndaj Besiktas, ku luajnë Muçi, i cili nuk u aktivizua në këtë përballje dhe Rashica i cili e nisi si titullar.

 

Image

Teilen: