• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Piloti i njohur largohet përfundimisht nga Formula 1 pas 258 garash

27/09/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë është zyrtare!!!

Piloti australian Daniel Ricciardo do të largohet nga skuadra e Racing Bull.

Lamtumira e 33-vjeçarit nga garat e Formula 1 ka efekt të menjëhershëm dhe nuk do të jetë në pistë në garën e ardhshme në Amerikë.

Në vend të tij do të jetë piloti 22-vjeçar Liam Lawson, nga Zelanda e Re.

Skuadra e Racing Bull ka vendosur të promovojë sërish pilotin e saj rezervë. Ai do të garojë në 6 garat e mbetura, me shpresën që të rikonfirmohet për vitin 2025.

Gara e fundit në Singapor, ku dhe fitoi 1 pikë për xhiron më të shpejtë, ishte e fundit për Daniel Ricciardo, që ka arritur 8 fitore në Formula 1. Ai është një nga pilotët më të dashur të këtij sporti nga fansat dhe vetë kolegët e tij. Ricciardo ka marrë pjesë në 258 gara në karrierën e tij.

Ricciardo u kthye në F1 vitin e kaluar, në Hungari, me makinë AlphaTauri, i cili më vonë u bë RB këtë sezon. Ai shënoi pikë në pesë raste dhe ishte i 14-ti në renditjen e pilotëve, 10 pikë prapa shokut të skuadrës Yuki Tsunoda. Paraqitjet e tij nuk ishin të mjaftueshme për të bindur familjen Red Bull për ta mbajtur atë.

Next Post

Kafshoi kundërshtarin, sulmuesi rrezikon një dënim të ashpër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.