Friday, 20. March 2026
Sport

Ismajli një “mur” në derbin mes Empolit dhe Fiorentinës

GS 29/09/2024 1 Min. Lesezeit

Ardian Ismajli ka shkëlqyer në ndeshjen e barazuar pa gola mes Empolit dhe Fiorentinës. Portalet italiane kanë vlerësuar paraqitjen e mbrojtësit shqiptar duke e vlerësuar me notën më të lartë mes futbollistëve të cilët zbritën në lojë.

“Qendërmbrojtësi konfirmohet edhe një herë një pikë e fortë e mbrojtjes së Empolit pasi ndeshja e tij ishte provë e një lojtari të madh. Gjithmonë i përqëndruar dhe i përpiktë në mbylljet e aksioneve të rivalëve. Fitoi gati të gjitha duelet ajrore me sulmuesit kundërshtarë. Eksperienca e tij dhe sensi i tij i orientimit rezultojnë kyç në orientimin e repartit duke e mbajtur vijën mbrojtëse lart”, shkruan “Tuttomercatoweb” për Ismajlin, i cili është vlerësuar me notën 7.

Teilen: