• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Sherr masiv në miqësoren Ekuador-Argjentinë, fusha kthehet në ‘arenë gladiatorësh’

01/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Duhej të ishte një ndeshje miqësore për të testuar nivelin e përgatitjes së dy skuadrave kombëtare në funksion të kompeticionit të Amerikës së Jugut, që do të nisë të premten e ardhshme në Santa Cruz de la Sierra të Bolivisë, por në vend të kësaj u kthye në një betejë të egër.

Përplasja e frikshme fizike përfshiu jo vetëm lojtarët e Argjentinës dhe Ekuadorit U-15, por edhe persona të tjerë, që hynë në fushë në kaosin e krijuar.

Ndeshja u luajt në Ekuador, në Guayaquil, në stadiumin “Emelec”, ku fitoi skuadra vendase 1-0, por rezultati është vërtet gjëja e fundit që do të mbetet në kujtesë.

Dy skuadrat nisën një përleshje të turpshme, me grushte, shkelma dhe madje edhe një flamur të valëvitur si armë.

Gjithçka nisi me një sherr gjatë ndeshjes, ku lojtarët e dy skuadrave u shtynë me njëri-tjetrin.

Njëri prej lojtarëve të Ekuadorit e goditi në fytyrë kolegun argjentinas, duke marrë kartonin e kuq nga arbitri. Por historia nuk përfundoi aty, sepse dhuna më brutale shpërtheu pas fishkëllimës së fundit.

Fusha e lojës u kthye në një “arenë gladiatorësh”, ku të gjithë ishin kundër të gjithëve. Pati përleshje trup me trup, me përfshirjen edhe të stafeve teknike përkatëse.

Në një moment të caktuar, pamjet tregojnë një lojtar nga pankina e Ekuadorit, që rrëmben flamurin e këndit dhe vrapon drejt kundërshtarëve, duke e tundur atë si armë. Skena vërtet të tmerrshme, të cilat shpresojmë të mos i shohim më në futboll.

 

El AMISTOSO entre el Sub-16 de Argentina y Ecuador terminó en BATALLA CAMPAL.

Una locura todo. Lamentable. ⚠️🇦🇷🇪🇨 pic.twitter.com/9a670nko3P

— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) September 30, 2024

Next Post

Ronaldo ia kushtoi golin babait të tij të ndjerë: Do doja të ishte gjallë, sepse është ditëlindja e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.