Patris Evra ka treguar se ka qenë familja Glejzër ajo që ka “detyruar” Sër Aleks Ferguson të largohet nga Junajtid. Sipas ish-mbrojtësit, skocezi i kishte kërkuar familjes amerikane një buxhet prej 200 milionë eurosh pasi kishte bindur Ronaldon që të rikthehej në “Old Trafford” dhe të blinte Garet Bejlin.
“Ferguson kishte arritur akordin me Ronaldon dhe Bejlin, por familja Glejzër nuk pranoi. Aty Ferguson u tërhoq përfundimisht nga stoli Junajtid. Më ka thënë disa herë se Junajtid duhet që të fitonte disa Champions”, tha Evra.