• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Italia rrezikon vendin e 5-të në Champions, renditja aktuale e UEFA-s

04/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Performanca e klubeve italiane në kompeticionet evropiane në vitet e fundit ka lejuar që kampionati italian të çojë, për herë të parë në histori, një skuadër më shumë në Ligën e Kampionëve (edicioni që po zhvillohet tani).

Nga kjo përfitoi Bolonja, e cila e mbylli kampionatin e fundit të Serisë A në vendin e pestë.

Përveç Italisë, edhe Gjermania u shpërblye për pozicionin e saj të lartë në renditjen e UEFA-s duke çuar një ekip më shumë në kompeticionin më të lartë evropian, Borussia Dortmund në këtë rast.

Sipas rregullores, të qenit ndër dy vendet e para në renditje do t’i jepte shtetit në fjalë këtë të drejtë. E njëjta gjë vlen edhe për sezonin 2024-2025, por konfirmimi për Italinë dhe Gjermaninë nuk do të jetë aq i thjeshtë sa duket.

Të kesh tetë skuadra të përfshira në garat evropiane, nënkupton që rezultati ndahet me tetë (2 pikë për një fitore dhe 1 pikë për një barazim), dhe jo me shtatë si në rastin e vendeve të tjera. Për më tepër, sistemi i pikëve ndërmjet tri kompeticioneve do të jetë i ndryshëm nga ky vit.

Në renditjen e përditësuar, Italia është jashtë dy vendeve të para që të lejon të çojë një ekip shtesë në Evropë vitin e ardhshëm. Sistemi i ri i pikëve dhe ndarja e ndryshme mes tre kompeticioneve mund ta ketë ulur kampionatin italian disa pozicione.

Vendin e parë e zë Portugalia me 6800 pikë dhe e dyta Çekia me 6500 pikë, e cila do të fitonte një vend shtesë. Italia është aktualisht në vendin e pestë me 5625 pikë pas Anglisë dhe Francës.

Në këtë mënyrë, do të kishte “vetëm” katër vende në Serie A për akses në Ligën e Kampionëve 2025/2026 (Napoli, Juventus, Milan dhe Inter për momentin). Megjithatë, është ende herët për të thënë me siguri se kush do ta ketë këtë të drejtë.

 

Next Post

Sylvinho kthen Dakun, Uzunin dhe Muçin, risia: Pajaziti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.