• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pogba merr lajmin e madh nga CAS, ja kur kthehet në fushë

05/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka reduktuar në 18 muaj pezullimin katërvjeçar të Paul Pogbasë nga futbolli për doping.

31-vjeçari u pezullua vitin e kaluar pasi në gjakun e tij u gjet substanca dehidropiandrosteroni (DHEA), një përbërës që nxit prodhimin e hormoneve në trup duke përfshirë testosteronin.

Pas pezullimit, Pogba lëshoi ​​një deklaratë duke mohuar ‘marrjen e vetëdijshme ose të qëllimshme të çdo suplementi që shkel rregullat antidoping’, duke konfirmuar gjithashtu synimin e tij për të apeluar.

Ky apel tani është dëgjuar nga CAS, i cili e ka ulur dënimin e tij nga katër vjet në 18 muaj.

Vendimi i ri do të thotë se ai mund të rifillojë stërvitjen në janar, për të pasur mundësinë që në mars të kthehet në fushat e gjelbra.

Pavarësisht ndalimit të tij fillestar prej katër vitesh, Pogba ka mbetur nën kontratë me Juventusin dhe për këtë arsye do të jetë i disponueshëm për t’u përzgjedhur për skuadrën e Thiago Mottas në pjesën e dytë të sezonit.

Paraqitja e tij më e fundit ishte në shtator 2023, kur ai u shfaq si zëvendësues i pjesës së dytë gjatë fitores 2-0 të Juves në Empoli.

 

Next Post

Arsenal do Wirtz, Leverkusen ngre “bllokadën” 150 milionë euro 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.