Superiorja është në pauzë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares.
Në këtë mënyrë ekipet do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të pushuar në mënyrë që të rifitojnë energjitë e shpenzuara në 8 javët e këtij sezonit.
Por jo vetëm kaq, pauza e kampionatit vjen në momentin e duhur për Tiranën.
Kjo pasi janë disa lojtarë me dëmtime që shqetësojnë Bledi Shkëmbin dhe stafin e tij. Kështu përveç Florjan Përgjonit i cili do të mund të rikthehet vetëm në mesin e nëntorit, me probleme janë edhe Zhurmani dhe Soler.
Për të dy futbollistët Shkëmbi “lutet” që të mund të rikthehet pas sfidave të Kombëtareve, me lojtarët që do të jenë në “luftë” me kohën për rikuperimin e tyre. Ndërsa nga ana tjetër shpreson që Janku, një tjetër lojtar që vjen nga dëmtimi të mund të jetë në 100% e tij. Kujtojmë se kryeqytetasit sfidën e radhës do ta luajnë ndaj Dinamos më 19 tetor, sfidë e vlefshme për javën e 9-të të Superiores.