Thursday, 5. March 2026
Sport

Lajm i keq për Mançester Junajtid, mbrojtësi konfirmon dëmtimin dhe zbulon sa do mungojë

GS 08/10/2024 1 Min. Lesezeit

Herri Meguajër u dëmtua në sfidën e së dielës, që Mançester Junajtid barazoi me Aston Vijan. Mbrojtësi nuk luajti në pjesën e dytë, teksa kaloi 45 minutat e para si titullar.

Herri

“I irrituar që u dëmtova në fundjavë, do të jenë disa javë jashtë për mua por do të kthehem më i fortë”, shkruan mbrojtësi anglez në rrjetet sociale.

Lajm i keq ky për Ten Hag, që duhet të mbështetet pa 31-vjeçarin. “Djajtë e Kuq” po kalojnë një periudhë të vështirë në kampionat ku pas 7 javëve mbajnë vendin e 14-të.

harry

PANORAMASPORT.AL

Teilen: