• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Paralajmërohen punime tjera në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

08/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka paralajmëruar “rikuperim” të mëtejmë të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Megjithatë, këto punime shtesë do të bëhen vetëm pasi në këtë fushë të luajnë Kosova U21 dhe Kosova A.

Ka gati një muaj që stadiumi  është mbyllur, pasi fusha nuk ishte në gjendje të duhur edhe pas ndërrimit të plotë të saj. Në fakt, ka pasur ankesa të shumta pas ndeshjes Kosovë – Rumani.

Ndërkohë, Prishtina që është e detyruar të luajë në vende tjera, pritet të vazhdoj edhe për një periudhë një gjë të tillë.

“Sot vizitova fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ së bashku me ekspertin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së fushës. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe mund të jemi të qetë për ndeshjet e radhës të U21, Kosova – Polonia, që luhet të premten dhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve, Kosova – Qipro, që zhvillohet javën e ardhshme. Pas këtyre ndeshjeve, fusha do të kalojë në rikuperim që të jetë gati për sfidat e ardhshme”, ka shkruar Ademi.

Next Post

Gjest i mirë i “Mërgimtarëve të Çerkezit”, i ndihmuan karateistit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.