• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dybala drejt lamtumirës, Roma po negocion me gjigantin turk

09/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sirenat turke ‘miklojnë’ Paulo Dybalas. Pasi i tha “jo” Arabisë Saudite, verën e kaluar, “Joya” mund të largohet nga Roma në muajt e ardhshëm.

Bëhet fjalë për t’iu bashkuar Galatasaray-t, klub që ka qenë gjithmonë i vëmendshëm ndaj mundësive që ofron Serie A, për t’u bërë “yjeve” të këtij kampionati oferta serioze dhe konkrete.

Shitja e “Joya” nuk është aspak e pamundur në kryeqytetin italian, por burimet turke shkojnë më tej, flasin për një takim të planifikuar mes dy klubeve gjatë këtyre ditëve, për të kuptuar realizueshmërinë e operacionit në janar ose qershor.

Kontrata e Dybalas me Romën skadon në fund të sezonit dhe përmban një klauzolë rinovimi, por ende nuk është planifikuar asgjë në këtë drejtim. Marrëdhënia me verdhekuqtë duket se është përkeqësuar pak javët e fundit për shkak të mungesës së aktivizimit, diçka e pajustifikuar me ndonjë dëmtim të muskujve.

Problemet e shumta fizike dhe kontrata e rëndë duket se nuk e shqetësojnë Galatasaray, gjithmonë i vëmendshëm dhe i mirë në “peshkimin” e Serie A (i fundit ishte Osimhen).

Next Post

Euroliga në RTSH, Baskonia dorëzohet në Beograd

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.