Saturday, 23. May 2026
Sport

De la Fuente: Nuk është normale që një kampion Europe të jetë pa kontratë

GS 09/10/2024 1 Min. Lesezeit

Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës ka dhënë një intervistë të gjatë për “El Larguero”, ku ka folur edhe për rinovimin e kontratës:

“Nuk është normale që një kampion Europe të jetë pa kontratë. Nuk e di nëse do të kishte ndodhur e njëjta gjë me Luis Enrique…

Kam pasur oferta, siç është normale. Ajo që nuk është normale është se trajneri aktual kampion i Europës është pa kontratë, nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë në histori. Unë kam ende të njëjtat kushte kontraktuale si kur më promovuan nga U-21… Do të kishte qenë e drejtë nëse do të kisha firmosur tani marrëveshjen e re”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Spanjës.

Teilen: