Saturday, 23. May 2026
Sport

Ekskluzive: Daniel Nelson zëvendëson Hadarin te Peja

GS 09/10/2024 1 Min. Lesezeit

Pak ditë pas largimit të trajnerit Rami Hadar, KB Peja ka gjetur zëvendësimin e tij.

Burime të Tëvë 1, eksluzivisht kanë bërë të ditur se trajneri nga Irlanda, Daniel Nelson do të jetë në krye të Pejës për pjesën e mbetur të sezonit.

Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe Nelson te Peja pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim.

Ai në krye të Pejës do të debutoj në ndeshjen e xhiros së pestë kundër Sigal Prishtinës që zhvillohet këtë vikend.

Irlandezi Nelson e njeh kampionatin e Kosovës pasi më herët ka punuar te skuadra e Rahovecit.

Ai ishte trajner i Rahovecit në pjesën e dytë të sezonit 2022/23 por nuk arriti ta shpëtoj nga rënia prej Superligës, përkundër disa rezultateve pozitive që i pati.

Nelson gjatë karrierës së tij si trajner ka punuar në Belgjikë, Rumani, Qipro, Rusi e Gjermani.

Aktualisht, Peja në tri ndeshje të luajtura deri më tani në elitën e basketbollit kosovar, ka regjistruar 2 humbje dhe 1 fitore.

 

Teilen: