• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Uragani “Milton” shtyn udhëtimin e Argjentinës, Scaloni: Messi do të luajë, nëse na lejon moti…

09/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Scaloni, trajner i Kombëtares së Argjentinës, ka dhënë një konferencë për shtypin në Miami, para duelit kundër Venezuelës, ndeshje që do të luahet të enjten në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.

Kur foli për kapitenin Messi, Scaloni konfirmoi se do të jetë i pranishëm në këtë ndeshje:

“Leo është mirë, ai ka luajtur disa ndeshje para se të vinte te ne dhe kjo ishte ajo që i duhej: të shtonte minutat. Në telefonatën e mëparshme kishim biseduar dhe vendimi ishte që ai të mos vinte. Tani ai është në formë, është mirë. Ai do të jetë pjesë e ekipit”.

Megjithatë, ai nuk i është shmangur thellimit në problemet që kishte lista për shkak të dëmtimeve të shumta.

“Ky grumbullim është i vështirë, ka shumë gjëra të papërshtatshme si udhëtimi, transferimi, si vijnë lojtarët. Grumbullim i lojtarëve nga Evropa është e vështirë.

Ne duhet të përfitojmë nga lojtarët në futbollin argjentinas, të cilët janë të vlefshëm, si Soler. Pastaj do të shohim në varësi të asaj që do të ndodhë në ndeshjen e parë, tani për tani jemi mirë, numerikisht jemi mirë.”

Trajneri argjentinas bëri të ditur edhe ndërlikimet logjistike për shkak të uraganit “Milton”.

“Kisha kërkuar të udhëtoja sot drejt Venezueës, por nuk ishte e mundur, na e refuzuan udhëtimin. Ne do të udhëtojmë nesër (e mërkurë) nëse e lejon moti. Shpresojmë të stërvitemi dhe pastaj të largohemi. Pasdite nisemi, nuk ka më shumë informacion se kaq.”

Image

Next Post

Mourinho kërkon talentin turk të Realit, gati të nisin bisedimet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.