• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Karriera e Paqueta në rrezik/ Mesfushori akuzohet për baste të paligjshme, braziliani dyshohet se merrte qëllimisht kartonë të verdhë

09/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bastet janë të ndaluara për lojtarët profesionistë, por kur njëri prej tyre kërkon të fitojë, duke luajtur vetë në fushë, gjërat bëhen më serioze.

Kjo është historia e Lucas Paqueta, mesfushorit brazilian të West Hem, që rrezikon pezullimin e përjetshëm që do të mbyllte përpara kohe karrierën e tij, hetimet që nisën rreth një vit më parë, tashmë kanë marrë një kthesë të fortë.

Futbollisti i kombëtares së Brazilit, akuzohej se kishte vendosur baste në vendlindje, duke parashikuar ndëshkimin e tij me karton të verdhë të paktën në katër raste.

Për t’u thelluar më shumë në këtë çështje, hetuesit e Ligës Angleze të Futbollit kishin sekuestruar për dy muaj telefonin e Paqueta, në mënyrë që të shihnin mesazhet dhe levizjet bankare, që mund ta lidhnin atë me bastet.

Por, problemet janë bërë më të mëdhaja pasi lojtari rimori telefonin e tij.

Nuk dihet arsyeja, por ai e zhduku menjëherë atë dhe nuk iu përgjigj sërish kërkesës së hetuesëve për ta dorëzuar edhe një herë celularin e në këtë mënyrë, akuzat në drejtim të Lukas Paqueta janë rënduar më tej.

Tashmë ai akuzohet përveçëse për baste të paligjshme edhe për mungesë bashkëpunimi dhe pengesë të hetimeve dhe duke qëndruar në atë që raportojnë mediat angleze, tashmë futbollisti përballet me një dënim më të ashpër, deri në pezullimin e përjetshëm. /i.m /abcnews.al

Next Post

Botërori 2026/ FIFA përcakton datat dhe stadiumet e ndeshjeve madhështore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.