Saturday, 23. May 2026
Sport

Kombëtarja U21, trajneri Bushi fton Leandro Frrokun

GS 09/10/2024 1 Min. Lesezeit

Shqipëria U-21 po përgatitet për ndeshjen e fundit kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Armenisë U-21, që do të luhet më 15 tetor në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00.

Përgatitjet kanë nisur që të hënën dhe seancat stërvitore janë zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”. Për sfidën ndaj Armenisë, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë edhe mesfushorin Leandro Frroku.

Lojtari i Panathinaikos do të bashkohet sot me ekipin dhe do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Bushi.

Kombëtarja U-21 do të mbyllë përgatitjet të hënën për duelin ndaj Armenisë.

Teilen: